Nuk do ketë çmime të dyfishta për parkingjet, Shilegov: Shkupit i duhen zona të unifikuara parkingu

Shkup, 23 janar – Transporti publik përsëri do të paguhet, ai pa pagesë zgjati vetëm dy ditë ndërkohë që kreu i komunës Petre Shilegov deklaroi se në masat e rradhës nuk do të rritet çmimi i parkingjeve në zonat rreth qendrave klinike dhe të ngjajshme.

Kjo deklaratë e tij vjen pasiqë drejtori i parkingjeve deklaroi se ato si ndërmarje presin vendimin e komunës Qendër dhe nuk kanë marrë masa për shtrejtimin e vend parkimeve.

Shilegov deklaroi se është në bisedime me komunën Qendër për unifikimin e parkingjeve, politikës së parkingut e kryesisht në qendër të qytetit, zonë kjo e cila është në një kaos të vërtetë komunikacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *